Erzeni e ka seriozisht, objektivi është ngjitja në Superiore. Drejtuesit emëruan trajner Nevil Deden dhe kanë bërë disa përforcime.
Së fundmi kanë arritur akordin me një mesfushor të spikatur si Ersil Ymeri. Futbollisti nga Kopliku shpërtheu vjet te Llapi në Kosovë.
Në janar Kukësi e kërkoi dhe nuk i tha “jo”, por te verilindorët nuk ka pasur hapësira. Tani ai ka zgjedhur Erzenin dhe pritet të nënshkruajë së shpejti. /abcnews.al