Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ervis Martinaj i pandehur/ SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq 27 pjesëtarë të disa grupeve kriminale

schedule12:58 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 12:58 - 6 Dhjetor, 2025

27 persona, pjese e disa grupeve kriminale, mes tyre Arben Ndoka, Ervis Martianj, Aldo Avdyli, Durim Bami dhe Endrit Doklaj, janë dërguar për gjykim nga SPAK. Prokuroria e Posacme ka mbyllur hetimet duke zbardhur disa krime te renda si vrasje apo tentativa per vrasje, gjate perplasjeve mes ketyre grupeve kriminale që operonin ne Shkoder, Lezhe, Nikel e deri në Durrës e Tiranë.

Sipas SPAK, një prej grupeve më të mëdha, drejtohej nga Ervis Martinajt, I zhdukur prej mbi 3 vitesh, I cili akuzohet nga spak per 13 vepra te renda penale. Në aleancë me grupin e ish deputetit  Arben Ndoka dhe ne bashkepunim me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës ata rekrutonin vrasës me pagesë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe Burrel.  Martinaj dhe Ndoka sipas hetimeve te spak tentuan disa here për të vrarë Durim Bamin, pasi Arben Ndoka dyshonte se ai I kishte vrarë të vëllanë. Nga  ana tjetër edhe Durim Bami filloi të lidhte aleanca për tu hakmarrë kundër grupit të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës.

Sipas SPAK,  Arben Ndoka dhe Arian Tuku, krijuan një grup kriminal, dhe më pas bashkëpunuan me Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli, Marklen Haka dhe gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte për të vrarë Durim Bami dhe Valter Bami, por pa ia arritur qëllimit.

Në një tjetër episod SPAK thotë se Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, kanë tentuar vrasjen e Aleks Ndrekes në dhjetor 2020, ku Ndreka I njohur dhe si “Leksi I Druve” shpetoi me plagë të lehta.

Grupi I Tori Xhecukës, I cili është në kërkim,  financohej nga Ervis Martinaj, dhe mbështetej nga Florenc Kelmendi dhe Marklen Haka.

Sipas hetimeve te spak prej qershorit 2020 ata jane organizuar për vrasjen e Durim Bamit, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me të. Më datë 4 nëntor 2020, anëtarët e këtij grupi kanë tentuar të vrasin Durim Bami dhe Ervin Kodren tek Ura e Tapizës ne Fushë Krujë.

Në një tjetër episod sipas SPAK, Hektor Xheçuka, në bashkëpunim me Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa, kanë siguruar kushte për vrasjen e Hamza Terziut, duke I qëlluar me kallashnikov banesën e tij në Lis të Burrelit.

Durim Bami në bashkëpunim me të pandehurin Endrit Dokle sipas SPAK, gjatë muajit janar 2021 kanë basjhkepunuar me synim  vrasjen e Arben Ndokës. Nje muaj me pas Durim Bami me Endrit Doklen dhe Marklen Haka  kanë bashkepunuar për të vrarë Tori Xhecuken dhe Erigers Mihasi, por nuk ia kane dale.

I pandehuri Ervis Martinaj, në bashkëpunim me dy te tjere gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte për të kryer vrasjen e rivaleve te tij Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega, e nje vit me pas per te vrare Fatmir dhe armando Hysenin

Por dhe kundershtaret nuk kane qendruar ne heshtje. Pjese e grupit te drejtuar nga Leonard Duka, ne qershor-korrik 2020 kanë tentuar vrasjen e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.

SPAK zbardh dhe nje tjeter ngjarje, duke akuzuar Elson Reçin, Fatmir Troplini dhe Klodian Shahini  per vrasjen e mbetur ne tentative te Preng Gjinit ne gusht 2020 tek vendi i quajtur ura e Nishrak-ut pas perploasjeve mes dy fiseve mirditore per gjakmarrje. Atij   iu vendos tritol ne makinë dhe mbeti I plagosur rëndë, ndërsa u dëmtuan edhe disa persona të tjerë.

Mes personave të dërguar për gjykim, janë edhe ish efektivi I RENEA-s, Altin Morina, ish efektivi policise Klodian Shahini, si dhe Henerigert Mitri ish drejtues i Policisë së Lezhës, të cilët sipas SPAK, kanë qënë të përshirë në trafikun e lëndëve narktoike, por edhe në kontakt me bandat kriminale duke mos I arrestuar dhe duke bashkëpunuar me ta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!