Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi për zëvëndësim të masës së sigurisë. Vendimi u dha nga gjyqtare Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentat e paraqitura nga avokati i Berberit.
Ish drejtori i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit mars të vitit 2024 , si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe shkelje e barazisë në tendera.
Prokuroria e Posaçme pas hetimeve që kreu, doli në konkluzionin se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçebcën e Energjisë, por edhe drejtor i ARRSH, i dha 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
Pasi fitoi këto 6 tendera NET – GROUP”, sh.p.k përmes transaksioneve i kalonte të ardhura tek kompania ‘DAAM’ që Evis Berberi zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime ishin në vlerën 223 mln lekë (gati 2.2 mln euro)
Për të njëjten çështje dy vite më parë u vendosën në pranga edhe dy vartësit e Berberit, ku njëri prej tyre Valter Begaj mbahet po ashtu në masën shtrënguese “arrest në burg”.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Evis Berberit me 10 vite burg, dënim i cili reduktohet mr 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke përfituar dnëimin me 6 vite për veprat penale “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “pastrim produktesh”.
Ai po gjykohet me procedurë të shkurtuar, teksa procesi gjyqësor në ngarkim të tij është ende në fazën e mbrojtjes. Berberi ofroi garanci pasurore, nuk u pranua.


