Ervin Bushati: Misioni i Veliajt, të marrë mbi 200 mijë vota në Tiranë. Këlliçi nuk ka shpresa për të fituar

schedule22:06 - 5 Maj, 2023

schedule 22:06 - 5 Maj, 2023

“Partia Socialiste do të fitojë sërish Bashkinë e Tiranës dhe misioni i kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj është që ai të marrë mbi 200 mijë vota.”

Kështu u shpreh ish-deputeti i kësaj force politike, Ervin Bushati në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News.

Sipas Bushatit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliç nuk ka shpresa për të fituar, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, nuk ka lidhje me garën për kryeqytetin.

Ish-deputeti socialist nënvizoi se Bejko mund të marrë votat e atyre demokratëve të cilët nuk e duan më ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ka një garë që secili ka sfida që nuk përplasin me njëri-tjetrin fare. Kanë misione të ndryshme. Misioni i kandidatit të Partisë Socialiste është të marrë më shumë vota se Partia Socialiste, mbi 200 mijë vota në Tiranë. Unë di shifrat. 200 mijë vota gjithsej dhe më sipër. Partia Socialiste është 25-40 mijë vota para PL+PD. Duhet të marrë mbi 200 mijë vota, fiton Partia Socialiste në Tiranë.

Këlliçi ka një sfidë që të marrë ndoshta një trashëgimi të PD-së, do shikohet si numri 2 ndoshta, nëse del pak më mirë se PD dhe PL në Tiranë. Nuk ka shpresa që të fitojë. Bejko nuk ka lidhje me Tiranën, me garën dhe me votën. Do marrë vota të njerëzve që nuk e duan zotin Berisha, s’e durojnë dot më nga e djathta ndoshta, mund të marrë 12-20 mijë vota, 6-8% i merr”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!