Eros Grezda në merkato, i del emri te gjiganti turk

schedule14:01 - 16 Nëntor, 2019

schedule 14:01 - 16 Nëntor, 2019

Eros Grezda mund të largohet në janar nga Glasgow Rangers dhe për të ka disa skuadra të interesuara, pavarësisht se ai nuk po luan në ekipin e parë në Skoci. Anësori i kombëtares shqiptare së fundmi po lakohet si opsion te gjigantët e Besiktas.

Sikurse raporton Hurriyet, skautët e klubit e kanë pësuar temë diskutimi mes tyre emrin e sulmuesit anësor nga Gjakova. Momentalisht kjo është situata dhe mbetet për t’u parë nëse do të binden për të tentuar transferimin e tij.

Rangers në verë pagoi rreth 3 milionë euro te kroatët e Osijek dhe deri më tani Grezda nuk ka bindur, për më tepër që ka pasur edhe probleme disiplinore. Gjithsesi sulmuesi po reagon dhe po mundohet të bëjë përshtypje të mira me ekipin e dytë, ku ka luajtur dhe ka shënuar gola.

Në Turqi me siguri e mbajnë mend paraqitjen e mirë që ka bërë me Shqipërinë, kur kuqezinjtë triumfuan 2-3 në Antalya. Një prej golave e shënoi pikërisht Grezda, i cili pret me padurim të shkojë në një ekip ku të jetë pjesë e rëndësishme e formacionit. /abcnews.al

Lajmi i publikuar nga Hurriyet