Ermela Teli është aktorja shumë roleve të njohura si në filma dhe teatër. Mirëpo, vitet e fundit ajo ka zgjedhur të tërhiqet nga kamerat dhe të qendrojë pas tyre.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Ermela ka zbuluar se ndihet shumë mirë në rolin e regjisores, pasi i pëlqen liria. Ajo ka theksura se në punën e saj është hasur me shumë sfida të ndryshme, të cilat e kanë ndihmuar.
“Pas kuintave ndihem shumë mirë tani. Nuk është se do ndihesha keq që të isha dhe para kamerës, por ndoshta gjithë ato role që unë provova dhe që nuk më pëlqyen më. Nuk më pëlqyen as shumë bashkëpunime që erdhën më pas, thjesht kuptova që liria ime nuk mund të ishte më aty. Kisha nevojë për lirinë time personale dhe kjo e të qënurit pas kamerës më jep mundësinë për të qenë vetja. Edhe për mua është shumë e vyer të jesh vetja. Ka kosto shumë të madhe liria.
Për mua ka qenë gjithmonë sfidë dhe kur kam bërë filmin e parë si regjisore nuk ka qenë e lehtë. Gjithmonë i kam bërë vetë punët. Jam vendosur në kushte të vështira, më është dashur të bëjë skenografen, producenten dhe kërkon një investim shumë të madh. Ka qenë një punë praktike e mirë”, u shpreh ajo.
Më tej, Ermela ka folur dhe për jetën e saj personale, marrëdhënien me të birin Hugon dhe bashkëshortin David.
“Unë e kam përfytyruar veten një mami që nuk do merakosesha kaq shumë sa merakosem tani. Jam 100% në funksion të djalit dhe e bëj me shumë dashuri. Është shumë e lodhshme sepse çdo mama e di se sa e lodhshme është të rrisësh një fëmijë. Kam këtë pjesë që akoma nuk e kam rregulluar, që ndoshta shqetësohem për çdo gjë. Unë në Zvicër nuk kam askënd që më ndihmon. Jam vetëm unë dhe bashkëshorti im. Ai është më i qetë, sepse unë kam frikërat siç të gjitha nënat. Ajo që më pëlqen mua te Davidi është që ka një marrëdhënie me natyrën, mua kjo më ka munguar në Shqipëri. Nuk kam pasur mundësi ta eksplorojë. Davidi ma ka treguar këtë marrëdhënie të fortë me natyrën”, tha ajo./abcnews.al