Aktori dhe komediani, Ermal Mamaqi është duke klauar pushimet në Turqi me partneren e tij, Amarda Toska. Çifti duket se po argëtohet vërtetë shumë, pasi herë pas here ndajnë momente në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka qenë Ermali që ka postuat një fotografi nga deti, kur shfaqet dorë për dore me Amin dhe e ka shoqëruar me një thënie me plot kuptim.
“Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”, ka shkruar ai në Instagram.
Përveç botës së artit dhe televizionit, Ermali ka kohë që është duke ushtruar profesionin e folësit motivues./abcnews.al