Ermal Fejzullahu i vjedhin Instagramin: Më kanë keqpërdorur emrin

schedule09:37 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:37 - 21 Tetor, 2021

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Instagram.

Ai tregon se i është hakuar Instagrami për 30 orë dhe se ka arritur ta rikthejë me ndihmën e një miku të tij.

“Përshëndetje për të gjithë kudo që jeni desha të iu njoftoj që javën e kaluar Instagrami im ka qenë i hakuar për 30 orë.

E falënderoj Denis Avdiun që ma ka rikthyer Instagramin. Kërkoj ndjesë për të gjithë që më është keqpërdorur emri im. Shëndet i juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Ermali.

Nga ana tjetër, ai po vazhdon të jetë mjaft aktiv me koncerte jashtë trojeve shqiptare.

Hiti i tij i fundit muzikor ka qenë në bashkëpunim me Gjikon, i titulluar “Sa t’kom dasht”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.