Joan Laporta kërkon të bindë sulmuesin Leo Messi të vazhdojë karrierën te Barcelona, pasi siç dihet kontrata i përfundon më 30 qershor të vitit 2021. Kapiteni i katalanasve kishte kërkuar largimin verën e shkuar, por klubi nuk ia lejoi.
Financiarisht Laporta nuk mund të ofrojë atë që mund të japin disa klube të tjera, por po planifikon ta bindë duke i ofruar Messit një të ardhme në klub edhe pasi të mbyllë futbollin, në rolin e ambasadorit.
Sigurisht edhe përfitimet e Messit do të jenë të larta, por do të varen nga rimëkëmbja e klubit në aspektin financiar. Laporta po mendon ta bindë argjentinasin duke bërë një goditje të madhe, për ta nxitur të pranojë.
Kjo është ajo që ka thënë Jordi Basta në programin “El Mon” në RAC1. Jo vetëm kaq, por ai është shprehur Erlind Haaland është “karremi” për të bindur Messin të nënshkruajë. Sulmuesi kërkon projekt fitues dhe Laporta po mundohet ta përdorë këtë. /abcnews.al