Gazetarja e ABC News në Bruksel Erisa Zyka në një lidhje direkte me gazetaren e “Mbrëmje në ABC News” Mirela Milori ka komentuar progres raportin që rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Zyka tha se fillimi i procesit të vettingut është pika kyçe për këtë rekomandim pozitiv të KE për hapjen e negociatave, pavarësisht problemeve si lufta kundër korrupsionit dhe mos arrestimi apo dënimi i peshqve të mëdhenj.
Ajo foli gjithashtu edhe për progres raportin për Kosovën.
Për këtë çështje ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News edhe eksperti për çështjet ndërkombëtare Julian Zyla. Sipas tij kjo ishte prova e radhës dhe dakordësia që pritej. /abcnews.al