Erion Veliaj shtron drekën e Pashkës për të moshuarit

schedule15:50 - 1 Prill, 2018

schedule 15:50 - 1 Prill, 2018

Me rastin e festës së Pashkës, Bashkia e Tiranës ofroi një drekë për familjet dhe personat në nevojë në një nga mensat sociale në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj shërbeu drekën bashkë me këngëtaren e muzikës popullore Eli Fara.

Kryetari i bashkisë i cilësoi festa të tilla si momente reflektimi për të menduar si mund ta bëjmë vendin më të mirë.

Mensat sociale, – tha kryebashkiaku –, janë kthyer në vatra shprese për këdo që është në pamundësi ekonomike, ndërkohë që shprehu mirënjohje për të gjitha ata që shërbejne në qendrat sociale të bashkisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!