Veliaj, 5 orë në SPAK/ Kryebashkiaku merret në pyetje për hetim pasuror

schedule10:06 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 10:06 - 26 Dhjetor, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për pesë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kryebashkiaku u mor në pyetje, lidhur me disa veprime hetimore ndaj tij dhe familjarëve të tij, lidhur me verifikimin e pasurisë. Ai nuk ka pranuar të flasë për mediat pasi la ambientet e SPAK/

“Do të japë sqarime për disa veprime hetimore për të cilat Prokuroria e Posaçme po kryen veprime në drejtim të kryetarit të bashkisë dhe familjarëve të tij. Hetimet e prokurorisë janë ende në fazën e verifikimit. Veliaj është paraqitur për herë të dytë në SPAK”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!