Gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë fajtore ish-deputeten e PD Jorida Tabaku për akuzat e shpifjes ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas vendimit të Gjykatës, Tabaku duhet edhe të përgënjeshtrojë deklaratat e saj në lidhje me projektin tek Unaza e Re dhe të paguajë një gjobë prej 500 mijë lekësh, shpenzimet gjyqësore dhe ato të avokatit.
Kryebashkiaku Veliaj kishte paditur Tabakun për shpifje, lidhur me deklaratat që ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re.

Sipas Gjykatës së Tiranës, Jorida Tabakut ka deklaruar gjatë një konference shtypi, se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.
Lidhur me këtë deklaratë Gjykata ka vendosur në favor të kryebashkiakut Erion Veliaj./abcnews.al

