Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po kandidon për një tjetër mandat, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa në Parkun Olimpik.
Pas procesit të votimit, ai ka falenderuar punonjësit e medias, të cilët janë gjithmonë në krye të detyrës.
Sa i përket problematikave që ka pasur KQZ, Veliaj i ka bërë thirrje të gjithëve të kthehen në qendrat e votimit dhe mos ndikohen nga kjo situatë. Sakaq, ai i ka uruar pestë kandidatëve kundërshtarë suksese.
“Faleminderit punonjësve të mediave, që jeni në krye të detyrës. Jam në djeni të disa problematikave që KQZ ka pasur, por më vjen mirë që prevaloj kjo degë. Kështu që i bëj thirrje të gjithëve të votojnë. Është shumë e rëndësishme që të gjithëve të votojnë.
Dua të falenderoj pesë kandidatët e tjerë, t’u uroj atyre shëndet për ta e familjet e tyre. Gara tani mbaroi, nesër rikthehemi në Tiranë si qytetarë, që të gjithë duam më të mirën e këtij qyteti dhe më të mirën e familjeve tona. Atyre u uroj shumë suksese, por edhe gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, i falënderoj sepse ka qenë një ndër fushatat më të qeta. Debatet janë mëse të natyrshme, edhe ndonjë cic-mic i vogël, por në përgjithësi ka qenë një fushatë e qetë. Lusim të gjithë ata që janë në krye të këtij procesi ta vijojnë me qetësi dhe të dalim vërtet faqebardhë. Është shumë e rëndësishme të fitojë Tirana e Shqipëria, jo në sensin e partive politike, por të një komuniteti të civilizuar, që prodhon debat sigurisht, prodhon edhe vendimmarrje dhe pastaj të hënën i rikthehet normalitetit”, tha ndër të tjera Veliaj./abcnews.al