Pedagogu i Universitetit “Marlin Barleti” Erion Kristo i ftuar në studion e “Provokacija” ka folur për për bulizmin si dukuri shoqërore, por edhe për bulizmin politik. Në këndvështrimin e tij Kristo e sheh bulizmin dominant edhe te njerëzit kur rriten. Sipas tij kjo është një sjellje kombëtare që ka të bëjë me edukimin dhe rëndon jetët tona më shumë se dukuritë atmosferike.
“Mua më shqetëson që bulizmi është dominant edhe kur njerëzit rriten. Mënyra si ngasin makiinat është bulizëm total nuk të bien më qafë ata që kanë makina të mëdha, por edhe të vogla. Kemi pasion të çuditshëm për mbivendosjen pronën. Është sjellje kombëtare, është me edukimin që kemi ne si njësi. Janë sjelljet tona që e rëndojnë jetën tonë më shumë se dukuritë atmosferike. Është një dozë personale e jona që i shtohet gjithë gjërave.
Shumë nga këta që ngacmojnë janë të ngacmuar, prindërit thonë s’ka mundësi se atë e kanë ngacmuar për vete, por ndryshe nga vendet e tjera. Mësuesit nuk kanë trajnimin e duhur për këtë dhe mund të kthehet në ngjarje tragjike siç ka ndodhur në Fier apo Mamurras, që babai cyt fëmijën të marrë hak”.
Kristo thekson se shoqëria jonë nuk e merr përsipër si dukuri bulizimin dhe problemi më i madh është auditori që e sheh si spektakël.
“Shoqëria jonë nuk e merr përsipër si dukuri bulizimin. Vetë fëmiëjt e shkollave kanë bërë dokumentarë për këto ngjarje, një fëmijë që mëson bëhet target i këtyre që s’mësojnë.
Problemi më i madh i bulizmit është auditori ai që e sheh si spektakël. Njerëzit janë reagues në botë, ata reagojnë se kanë besim të shteti, ligjet, instuitucionet kurse në Shqipëri mund ta hash ti thikën në vend të tjetrit. Është një dukuri që prish cilësinë e jetës”.
Por në Shqipëri bëhet fjalë për një lloj tjetër bulizmi, vë në dukje Kristo, që ka të bëjë me bulizmin politik. Dhe këtu përmendi rastin e fundit të firmosjes së flamurit nga dy kryeministrat. Problemi është kur media bie pre e bulizmit.
“Kemi bulizëm politik, firmosja e flamurit nag dy kryeministrat ishte akt bulizmi, që dy kryeministra i japin të drejtë vetes të dalin mbi flamurin, a thua se është top futbolli, është sjellje arrogante.
Sjellja më e madhe e liderëve politikë sapo kalojnë pak kohë në pushtet shkallojnë, dalin nga burgjitë, humbin gjykimin e ftohtë. Po të shohim sot kryeministrin ai nuk komunikon më, ka vetëm bulizëm, vjen në studio ofendon gazetaren, të ftuarin dhe provon kënaqësi nga ushtrimi i aktit të bulizmit.Problemi është kur media bie pre dhe nuk i falet medias”. /abcnews.al