Në dy stadiume të ndryshme këtë javë do të luhen edhe llogaritë e fundit të titullit kampion në Seria A. Inter luan në shtëpinë e tij ndaj Sampdorias, ndërsa nga ana tjetër Milan udhëton në transfertën e Sassuolos. Kuqezinjve të Stafano Piolit iu duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampionë, ndërkohë zikëltërve një fitore e cila duhet të kombinohet me humbjen e Milan, diçka e tillë mund te jetë suprizë.
Në lidhje më këtë ka folur edhe Sven Goran Eriksson në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, i cili thekson se mrekullitë mund të ndodhin dhe kjo mund të jetë që Inter të fitojë Scudetton.
“Scudetto në Inter në ditën e fundit? Kaq vite futbolli na ka mësuar se surprizat mund të ndodhin gjithmonë. Nëse nuk shkon mirë, nuk do të ishte dramë për Interin, i cili gjithsesi ka fituar dy trofe dhe as për Inzaghi. Karriera e tij sapo ka filluar dhe në çdo rast, unë do të jem gjithmonë një tifoz i tij. Nëse Milani fiton Scudetton, atëherë do të thotë se ata kishin diçka më shumë se ne, por ata do të merionin një duartrokitje për punën e bërë. Ne ngrihemi nga disfatat, dhe mësojnë zhgënjimet”, deklaroi Sven Goran Eriksson. /f.a/abcnews.al