Ergys Verdho largohet si drejtor i ARRSH, merr tjetër post të rëndësishëm

schedule11:19 - 8 Qershor, 2021

schedule 11:19 - 8 Qershor, 2021

Ergys Verdho ka lënë detyrën si  drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ka marrë një tjetër post. Verdho është emëruar drejtor i KESH në vend të Benet Becit.

Ky i fundit u zgjodh deputet i Kuvendit nga radhët e PS në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren Esiona Konomi.

Ndëkaq, mësohet se në vend të Verdhos për të marrë drejtimin e ARRSH është emëruar Evis Berberi. /abcnews.al