ERE të japë sqarime për fashën e energjisë, Balluku: Nuk kemi shkelur asnjë parim, opozita ka rënë në batak

schedule16:16 - 6 Tetor, 2022

schedule 16:16 - 6 Tetor, 2022

Opozita bëri sot një kërkesë përmes të cilës kërkon që drejtuesi i ERE-s të japë sqarime për shtyrjen e fashës së re të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot nga Kuvendi se as ERE dhe as qeveria nuk kanë shkelur asnjë parim dhe se shtyrja e fashës së re u bë për shkak të kushteve të mira hidrike.

Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës. Belinda Balluku iu drejtua Jorida Tabakut dhe i  tha se se është opozita  ajo që ndodhet në  batak dhe jo PS.

“ERE nuk ka shkelur asnjë parim. Boll i thatë publikut gjëra të pavërteta.
Në rast se ne kemi kushte më të mira hidrike, ne nuk aplikojmë fashën. Kjo qeveri nuk ngatërrohet me të drejtën..
PS merr çdo herë votat maksimale nga populli shqiptar sa herë që ka votime. Me shumë keqardhje për ju, që duhet të flisni më me llogjikë. Ne nuk na intereson bataku juaja. Uroj ti zgjidhni sa më shpejt problemet tuaja”, tha Balluku./abcvnews.al/