Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq prek lundrimin ndërkombëtar/ Det i trazuar, ndalohen anijet e peshkimit deri më 10 janar

schedule09:40 - 5 Janar, 2026

schedule 09:40 - 5 Janar, 2026

Durrësi është përfshirë nga një mot me erë dhe shtrëngata shiu. Në qytet nuk ka problematika, por situata është e rëndë në det. Për shkak të erës së fortë në gjirin e Durrësit, njëri nga tragetet e linjës Durrës-Bari nuk është nisur mbrëmjen e djeshme.

Gjithashtu, flota e peshkimit është urdhëruar që deri në datën 9 ose 10 janar të mos ushtrojë aktivitetin, duke mos dalë në det. Gjithashtu edhe tragetet e linjave mes Durrësit–Barit–Ankonës kanë pasur vonesa të vogla në nisje dhe në mbërritje.

Deti i trazuar dhe dallgë të mëdha ka bërë që kapitaneria e portit të Durrësit të pezullojë sektorin e peshkimit dhe anijet e tonazhit të lehtë. Sipas kapitanerisë, situata në det të hapur pritet të përkeqësohet edhe më shumë në mesditë.



Njoftimi i Autoritetit Portual:

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së datës 4 janar 2026, një nga dy tragetet e planifikuara për lundrim drejt Barit nuk arriti të niset.
Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese. Situata aktuale e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:
•Trageti “Rigel VII” mbërrin në Portin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të niset në orën 13:00.
•Trageti “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe do të niset rreth orës 23:00.
•Trageti “Rigel III” parashikohet të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.
•“GNV Cristal” është planifikuar të niset në orën 23:00.
Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!