Në Shëngjin duket sikur pushuesit nuk duan t’ia dinë për temperaturat e ulëta dhe erën që fryn në cdo orë të dites. Ata nuk e kanë braktisur plazhin dhe thonë se ndjehen mirë në freski.
Duket si plazh në dimër. Temperaturat ranë ndjeshëm dhe në Shegjin fryn edhe erë, por pushuesit nuk e braktisin bregdetin. Moti i keq që nisi mbrëmjen e të premtes nuk ndikoi në reduktimin e atyre që kishin zgjedhur këtë zonë turistike për fundjavën e tyre.
Gjergj Figuri: “Shiu i rënë një natë më parë nuk i ka trembur aspak pushuesit që t’i drejtohen Shëngjinit për të kaluar fundjavën e tyre”.
“Vetëm pak që fryn erë, por edhe kjo kalon”.
“Kemi nevojë edhe për pak freski”.
Por në Shëngjin kufizuesit e motorave mungojnë. Një vit më parë u tentua vendosja e tyre, por rezultoi jo efikase. Vendorët thonë dallgët e detit i dëmtojnë këto kufizuese pasi ato vendosen në mënyrë amatoreske nga subjektet private.
“Vendosja e kufizuesve në një distancë prej rreth 200 metra nga bregu është bërë në mënyrë amatoreske nga bizneset private dhe si pasojë ka sjellë dhe dëmtimet dhe largimin e tyre nga dallgët. Mendoj që në këtë drejtim duhet të gjendet një zgjidhje, e cila të jetë më e përshtatshme dhe më e zbatueshme”.
Bashkia e Lezhës ka përcaktuar dy vende në fundin e skalierave, por ende asnjë leje nuk është dhënë për subjektet private. Policia Kufitare ka vendosur kontroll të rreptë dhe këtë fundjavë motorat e ujit apo mjetet e tjera lundruese nuk u panë në bregdetin e Shëngjinit.
Gazetar i ABC News, Gjergj Figuri