Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri

schedule14:25 - 10 Tetor, 2024

schedule 14:25 - 10 Tetor, 2024

Një dhuratë të popullit turk e ka cilësuar presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Erdogan u shpreh falenderues ndaj kreut të qeverisë shqiptare, për kontributin në këtë proces.

“Përsëri sot së bashku me mikun tim të dashur, zotin Rama, do të hapim Xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Falenderoj gjithë ata që kontribuan në këtë proces. Xhamia më e madhe në Ballkan, do të jetë vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit. Me këto mendime dua të falenderoj kryeministrin Rama për mikpritjen e sinqertë. Këto hapa do të hedhim edhe për turizmin, vendimet që kemi marrë, do të jenë të dobishme për të dyja vendet tona”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!