Presidenti turk Tajip Erdogan pas takimit me homologun e tij ukrainas në Stamboll, ka deklaruar se Ukraina e meriton te bashkohet me NATO-n.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që Rusia dhe Ukraina duhet të kthehen në bisedimet e paqes dhe se Turqia mbështet rindërtimin e Ukrainës dhe do të vazhdojmë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës përmes negociatave.
Erdogan tha se shpresonte se marrëveshja që lejon eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi do të zgjerohej.
Ndërkohë gjatë muajit gusht pritet që presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë Turqinë, ka njoftuar Erdogan.
Pas bisedimeve të Zelenskyt me Erdogan është vendosur që të zhvillohen takime me delegacionet e tyre për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillimet më të fundit në luftën Rusi-Ukrainë, marrëveshjen e saj kryesore për Detin e Zi e cila duhet të skadojë më 17 korrik dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Detit të Zi.
Sipas kësaj marrëveshjeje, më shumë se 32 tonë drithë po transportohen për njerëzit në nevojë, sipas zyrtarëve turq.
Pas takimit, Erdogan dhe Zelensky thanë se negociatat ishin “shumë të rëndësishme”./abcnews.al