Erdogan sulmoi “gylenistët”/ Nazarko: Shqipëria i ka rezistuar “presionit” të Turqisë duke i shpjeguar linjëzimin me BE

schedule21:07 - 10 Tetor, 2024

schedule 21:07 - 10 Tetor, 2024

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse të Xhamisë së Namazgjasë ka sulmuar sërish “gylenistët”.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, komentatori politik Mentor Nazarko, u shpreh se Turqia është në të drejtën e saj të bëjë kërkesa të tilla për ekstradimin e “Gylenistëve, por shtoi se Shqipëria i ka rezistuar me argumente një “presioni të tillë” duke i shpjeguar dhe arsyet e refuzimit.

“Çështja e Gylen, duhet trajtuar nga këndvështrimi juridik, sepse pavarësisht faktit që kjo organizatë konsiderohet një nga rreziqet të sigurisë së brendshme të Turqisë, është një organizatë, e cila sipas ligjit turk edhe nga gjykatat turke dhe organet liugjzbatuese, ka konspiruar për ta rrëzuar me forcë regjimin. Pra në këtë kuadër, Turqia është brenda të drejtës së saj që të ndjekë penalisht njerëz, të ciilët janë pjesë të organizatës. Shqipëria i ka rezistuar presionit legjitim turk duke i shpjeguar atë linjëzimin me BE dhe Këshillin e Evropës, i cili thotë se nuk mund të ekstradosh njerëz drejt Turqisë.”, tha ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!