Erdogan-SHBA-së: Vendosni sanksionet tuaja ndaj Turqisë, mos i vononi

schedule07:55 - 26 Tetor, 2020

schedule 07:55 - 26 Tetor, 2020

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një reagim të fundit ka sfiduar Shtette e Bashkuara të Amerikës, ku ka theksuar që të vendosin saksionet që kanë menduar ndaj vendit të tij.

Deklaratën e fundit Erdogan, e ka bërë duke iu referuar paralajmërimeve të SHBA-së për Turqinë që të mos përfshihej drejtpërdrejt në konfliktin në Nagorni-Karabakun, ku Ankaraja mbështet Azerbajxhanin kundër forcave etnike armene.

“Cilado qofshin sanksionet e juaja, mos i vononi. Ne kemi ndërhyrë për F-35, ju na kërcënuat. Ju thatë: Dërgoji S-400 përsëri në Rusi. Ne nuk jemi një shtet fisnor, ne jemi Turqi”, është shprehur presidenti turk.

Mosmarrëveshja mbi S-400, për të cilën NATO, thekson se  përbën një kërcënim për aleancën ushtarake dhe veçanërisht rrezikon sekretet teknike të F-35, është midis një numri të mosmarrëveshjeve të fundit mes Turqisë dhe disa prej aleatëve të saj në NATO.

Udhëheqësi turk përmendi gjithashtu kërcënimin e sanksioneve të Uashingtonit pasi Turqia testoi sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 të prodhuar nga Rusia.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar Ankaranë se rrezikon sanksionet në bazë të Aktit të Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve, nëse sistemi S-400 do të aktivizohej.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, deri më tani nuk ka marrë asnjë sanksion ndaj Turqisë mes shpresën që Erdogan nuk do të shkojë përpara me aktivizimin e raketave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!