Erdogan: Putini mund të vizitojë Turqinë në prill

schedule12:01 - 30 Mars, 2023

schedule 12:01 - 30 Mars, 2023

Presidenti Recep Tayyip Erdogan  në një intervistë për mediat vendase është shprehur se homologu i tij rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Turqi më 27 prill për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të termocentralit bërthamor Akkuyu.

Ai është shprehur se Turqia është e vendosur të vazhdojë me projektin e termocentralit bërthamor, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita. Gjithashtu ai theksoi se Putin mund të udhëtojë personalisht në Mersin ose të marrë pjesë përmes telekonferencës.

E nisur si pjesë e bashkëpunimit Rusi-Turqi, NPP Akkuyu, centrali i parë bërthamor i Turqisë, pasi të përfundojë, pritet të prodhojë 35 miliardë kilovat-orë (kWh) energji elektrike në vit dhe do të plotësojë rreth 10% të nevojave të brendshme të energjisë elektrike.

Sipas kontratës afatgjatë, Rosatom ka rënë dakord të sigurojë projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, si dhe funksionimin e termocentralit./abcnews.al