Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdogan provokon grekët: Shpëtuat duke u hedhur në det

schedule18:10 - 12 Mars, 2018

schedule 18:10 - 12 Mars, 2018

Vijojnë tonet e ashpra mes Turqisë dhe Greqisë. Presidenti Erdogan thumboi grekët duke iu kujtuar atyre se arritën të shpëtonin nga forcat turke në betejën e Sakariasë në 1921-shin, duke u hedhur në det. Duke iu kundërpërgjigjur homologut Pavlopulos, kreu i shtetit turk nënvizoi se Ankaraja nuk ka synime territoriale.

Nuk ka qetësi mes Ankarasë dhe Athinës. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një kundërpërgjigje për deklaratat e fundit të homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos, u shpreh me thirrje provokuese duke ndezur tensionin mes dy vendeve. Në fjalimin e tij në provincën Sakarya, pikërisht aty ku në vitin 1921, forcat turke kanë ndërprerë marshimin e ushtrisë greke drejt Ankarasë, kreu i shtetit ka përdorur fyerje dhe kërcënime për Greqinë.

Rexhep Tajip Erdogan: “Ata që duan të rifreskojnë kujtesën e tyre, le të shkojnë t’i hedhin një sy historisë së tyre të kohëve të fundit. Ata që hedhin fjalë më të mëdha sesa përmasat e trupit të tyre, para se të lexojnë përralla, le të lexojnë një libër të vërtetë historie. Le të mësojnë shumë mirë sesi shpëtuan pa u bërë peshk i kriposur në Sakarya dhe si i braktisën këto vende duke u hedhur në det. E thashë dhe e them përsëri: Nuk kemi asnjë synim për territoret dhe sovranitetin e askujt”.

Një javë më parë, në Selanik, presidenti Pavlopoulos nënvizoi se Traktati i Lozanës nuk lë asnjë boshllëk që mundëson ndryshimin e kufijve si dhe sakëstoi se nuk ka zona të diskutueshme në Egje. Ndërkohë, situata mes dy vendeve është përshkallëzuar ndjeshëm duke marrë në konsideratë edhe deklaratën e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili dha alarmin se dy vendet janë në prag të një lufte. Për këtë, Greqia ka vendosur të rrisë numrin e ushtarëve që patrullojnë në kufi me Turqinë. Në shtimin e tensioneve ka ndikuar edhe arrestimi i dy ushtarëve grekë, për të cilët Athina pretendon se kaluan kufirin në mënyrë të pavullnetshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!