Erdogan: Perspektiva e një konflikti të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është shqetësuese

schedule14:22 - 11 Korrik, 2024

schedule 14:22 - 11 Korrik, 2024

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, e konsideron alarmante perspektivën e “një konflikti të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë”.

“Perspektiva e një konflikti të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është shqetësuese,” tha presidenti turk.

Samiti i NATO-s në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky vendosi të rrisë ndihmën për Kievin duke dërguar avionë luftarakë dhe sisteme kundërajrore.

Kremlini njoftoi në përgjigje të këtyre vendimeve se NATO është “plotësisht e përfshirë” në luftën në Ukrainë dhe njoftoi masa për t’iu kundërvënë këtij “kërcënimi serioz”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!