Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i është drejtuar sërish me një mesazh paralajmërues Greqisë.
Sipas të përditshmes Hurriyet, Presidenti i Turqisë, duke folur me të diplomuarit e Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes Turke, iu referua historisë së 100 viteve më parë. Duke mos përmendur emra, Erdogan tha se shpresonte të mos paguajnë të njëjtin çmim.
“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim”, u shpreh presidenti turk.
Paralelisht, Turqia njoftoi stërvitje ushtarake pesë-ditore duke filluar të Dielën me “ushtrinë” Qipriote Turke në Territoret e okupuara, njoftoi Anadolu Agency. g.v/abcnews.al