Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë takimit me homologun e itj grek u shpreh se ka disa hollësi që ende nuk janë kuptuar për sa i përket Marrëveshjes së Lozanë. Por nga ana e tij kreu I shtetit grek Prokopis Pavlopoulos reagoi duke thënë se nuk do të ketë asnjë rishikim të marrëveshjes ndërkombëtare që vendos kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë. Duke shtuar se Traktati I Lozanës përcakton territorin dhe sovranitetin e Greqisë e Bashkimit Europian ai këmbënguli se traktati është I panegociueshëm për Athinën, dhe nuk ka nevojë për asnjë rishikim. Në një intervistë për mediat greke Erdoan propozoi një rishikim të traktatit të firmosur në 1923-shin I cili vendose kufijtë e Turqisë së ditëve të sotme.
Në një takim të konsideruar si të tensionuar nga mediat greke, presidenti turk tha gjithashtu se Greqia nuk mund të ishte bërë anëtare e NATO-s pa mbështetjen e Turqisë
Nga ana e tij kryeministri grek Aleksis Tsipras u shpreh se respektimi nga ana e Turqisë i ligjeve ndërkombëtare dhe integritetin territorial është një kusht për marrëdhënie të qëndrueshme bilateral mes dy vendeve.
Gjatë takimit me presidentin turk Tsipras shtoi se këndvështrimet e ndryshme mes dy vendeve kanë ekzistuar dhe ekzistojnë akoma dhe sot, por sipas tij është e rëndësishme që këto këndvështrime të shfaqen në një mënyrë konstruktive dhe pa provokuar./abcnews.al