Erdogan mbështet Iranin: Duhet të fajësojmë Netanyahun jo Teheranin

schedule12:13 - 17 Prill, 2024

schedule 12:13 - 17 Prill, 2024

Presidenti turk, Erdogan tha se është Netanyahu ai që duhet të dënohet i pari, duke folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe frontin e ri të Izraelit dhe Iranit.

“Që nga 7 tetori, qeveria e Izraelit ka ndërmarrë hapa provokues dhe po përpiqet të përhapë zjarrin në të gjithë rajonin. Sulmi i Izraelit ndaj ambasadës së Iranit në Damask, i cili shkeli ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Vjenës, ishte pika e fundit ”, tha presidenti turk, duke shtuar:

“Përveç një apo dy vendeve, nuk ka pasur asnjë tjetër që ka reaguar ndaj kësaj mizorie të Izraelit. Ata që nuk thanë asgjë për qëndrimin e ashpër të Izraelit u rreshtuan për të dënuar reagimin e Iranit.

Ndërsa është vetë Netanyahu që duhet të akuzohet dhe të dënohet fillimisht. Personat përgjegjës për tensionin e 13 prillit, që na shkaktoi frikë, janë Netanyahu dhe qeveria e tij, e cila ka gjak në duart e saj.

Dhe ky realitet duhet të pranohet”, shtoi Erdogan.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!