Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në kryeministri, ku ka nisur takimin me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka publikuar një video kur Erdogan ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe pasi ka takuar Ramën, për një moment presidenti turk ka nxjerrë krëhërin duke krehur flokët.
Erdogan ka lënë edhe një mesazh në librin e shënimeve në kryeministri, më pas të dy kanë bërë një takim duarsh përpara kamerave. Pas takimit me Ramën, sipas axhendës, ku do nënshkruhen disa marrëveshjeve, do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.
Si Rama dhe Erdogan ishin të dy në inaugurimin e lagjes së re në Laç, e cila është ndërtuar me kontributin e shtetit turk. Në fjalën e tij Rama ka thënë se shtëpitë e reja në Laç janë materializimi i të gjitha fjalëve të bukura që janë thënë. Kreu i qeverisë falënderoi Presidentin Erdogan dhe u shpreh se miqësia me të është shumë e ngushtë pasi “ai thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”./abcnews.al