Erdogan i tha “Po” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Meta: Vendim i duhur

schedule22:15 - 28 Qershor, 2022

schedule 22:15 - 28 Qershor, 2022

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Turqisë, për t’i hapur dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Meta e cilëson një vendim të duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë kërcënuese për parimet e vlerat demokratike.

“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, shkruan Presidenti.

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto./Abcnews.al/