Erdogan i “tërheq” veshin Perëndimit: Nëse do të kishit reaguar ndaj pushtimit të Krimesë, tani nuk do të kishim luftë

schedule17:08 - 11 Mars, 2022

schedule 17:08 - 11 Mars, 2022

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka kritikuar ashpër botën perëndimore për hyrjen e Rusisë në vitin 2014 në gadishullin ukrainas të Krimesë, duke thënë se “një përgjigje më e fortë mund të kishte parandaluar luftën që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë”.

“Nëse i gjithë Perëndimi nuk do të ishte dakord me pushtimin e Krimesë në 2014, a do të përballeshim me luftën aktuale?” pyeti Erdogan në ceremoninë e hapjes së Forumit tre-ditor të Diplomacisë në Antalia.

Lexo edhe: Ukraina: Rusia sulmoi një qytet të Bjellorusisë, po provokon

“Ukraina është braktisur për kauzën e saj të drejtë, ” tha presidenti turk ndërsa lufta Rusi-Ukrainë hyri në ditën e saj të 16-të.

“Shpresa jonë është që moderimi dhe arsyeja e shëndoshë do të mbizotërojnë dhe se armët do të heshtin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai, duke përsëritur thirrjen e tij për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilin e përshkroi si jopërfaqësues dhe të vjetëruar.

“Sistemi ku fati i 193 vendeve anëtare të OKB-së përcaktohet nga pesë vende është i padrejtë dhe duhet të reformohet përsëri,” tha presidenti turk./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!