Situata në Turqi vazhdon të jetë e tensionuar me afrimin e zgjedhjeve të dielën. Erdogan i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit, duke iu referuar grushtit të shtetit në korrik të 2016.
Bizim sevgimiz de mücadelemiz de aziz milletimiz içindir. Biz kendi adımıza kimseyle kavga etmeyiz, milletimiz söz konusu olduğunda da kimseyi tanımayız.
Canımızı dişimize takarak, sevdalısı olduğumuz milletimiz için koşturmayı görev biliriz.… pic.twitter.com/ZimhlkLQDy
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 12, 2023
“Kur të jetë e nevojshme, siç ndodhi natën e 15 korrikut, ne do ta mbrojmë me jetë pavarësinë dhe të ardhmen e vendit. Pavarësisht pengesave që do të jenë para nesh, ne nuk do të ndalemi së shërbyeri vendit tonë”, tha Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se “çfarëdo sulmi që të marrim, nuk do të hedhim hije mbi demokracinë”.
“Ne ekzistojmë për këtë komb të cilit jemi të nderuar që i përkasim. Ne ekzistojmë për t’u shërbyer 85 milionë qytetarëve me dashuri dhe pa diskriminim. Për këtë arsye pranuam shumë tradhti, tejkaluam shumë pengesa dhe zhvilluam beteja për mbijetesë. Për 21 vitet e fundit ne kemi përfunduar përgatitjet për Shekullin e Turqisë në çdo nivel.
Me ndihmën e Allahut ne do të fillojmë Shekullin e Turqisë më 14 maj. Këtë do ta arrijmë me mbështetjen dhe lutjet tuaja siç kemi bërë për 21 vjet.
Ne do ta mbrojmë marrëdhënien kundër atyre që përpiqen të mbjellin përçarje mes nesh”, përfundoi Rexhep Tajip Erdogan në mesazhin e tij dy ditë para zgjedhjeve në Turqi.
/abcnews.al