Emri? Erdhi nga ‘halli’! Erion Isai ndan LIVE emocionet: Krenari gjuha jonë

schedule18:09 - 24 Shtator, 2020

schedule 18:09 - 24 Shtator, 2020

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai në një lidhje direkte në emisionin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ndau emocionet për ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë.

Isai ka rrëfyer se ka përjetuar emocione të ndryshme dhe gati gati të njëjta me herën e parë, kur mori statusin ‘baba’.

‘E’dua”, kështu vendosën ta quanin vajzën çifti Isai. Ndërkohë që Isai, tregoi ekzlusivisht për Ermalin, historinë e këndshme për gjetjen e emrit.

Erdhi nga halli, si me thënë, sepse na pëlqente Dua, por ky ishte një emër shumë i përhapur. Mamaja e bashkëshortes ime propozoi E’dua. Ne e vendosëm edhe apostrofën për t’i dhënë ndarjen fjalës, për të  krijuar një fjalë shqip. Ne jemi partizan të gjuhës shqipe për ta trashëguar atë, është një lloj krenarie gjuha shqipe, nuk na pëlqen ideja e emrave të huaj”.

Dy vajza, por mungon një djalë? Zbuloni më shumë nga intervista e realizuar në ‘ABC e pasdites’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!