Erdhi në Tiranë për të votuar, Zemaj Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin lart në Shqipëri

schedule16:29 - 25 Prill, 2021

schedule 16:29 - 25 Prill, 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti pasi votoi në zgjedhjet në Shqipëri. Zemaj, në një postim në Facebook, ndërsa përmend vdekjet nga Covid-19 në vend dhe mungesën e vaksinave, thotë se kryeministri s’ka bërë asnjë reagim.

“Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lartë në Shqipëri. 4 vdekje sot nga Covid 19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!