Erdhi në jetë më 28 Nëntor, partnerja e Gold Ag bën dedikimin e veçantë për të birin

schedule16:10 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 16:10 - 2 Dhjetor, 2020

Gold Ag dhe partnerja Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë më 28 Nëntor. Ardhja në jetë e të voglit të tyre në një datë të shënuar për shqiptarët, e bën këtë ditë dhe më të veçantë për reperin. Ndërsa bëri me dije se e kanë pagëzuar djalin me emrin Gueril, reperi shkroi dhe disa fjalë prekëse.

Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe.“, shkroi artisti.

Ndërkohë, dhe bashkëshortja e reperit nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të voglin. Gjithashtu, Ermira ka treguar dhe tortën super të veçantë për vogëlushin, me flamurin shqiptar kuq e zi ku shkruhej “Mirë se erdhe Gueril”.

“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni @arianagushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili. Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al