Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një foto të publikuar në “Facebook”, ka përkujtuar ditëlindjen e heroit, Adem Jashari.
Kryeministri Rama shkruan se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar
“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, shprehet Rama.