Kanë rinisur sërish problemet mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është parë pa unazën gjigande prej diamanti pas thashethemeve se partneri i saj, me të cilin ka një vajzë, e ka tradhëtuar sërish. Thuhet se Thompson e ka tradhëtuar Khloe-n me modelen Sydney Chase.
Kjo e fundit gjatë një interviste tha: “Ai më tha se nuk ishte më në një lidhje, kështu që thashë në rregull. Ne biseduam, jemi shoqëruar shumë herë, kemi dalë së bashku, gjithçka.“, theksoi ajo duke shtuar më tej: ”Ndodhi dhe pastaj zbulova se ai nuk ishte beqar dhe e ndava.”
“Për të qenë të saktë, ne u takuam për herë të parë në 11 Nëntor dhe atëherë filloi gjithçka. Hera e fundit që kemi patur kontakte – përveç atëherë kur mësoi për intervistën – ishte një ditë pas festës së ditëlindjes së vajzës së tij, sapo u kthye në shtëpi nga Boston.”, është shprehur modelja më pas.
Khloe dhe Tristan nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve të modeles. Këto akuza vijnë pak muaj pasi Kardashian konfirmoi ribashkimin me Tristan. Këto pretendime vijnë në një varg mashtrimesh të sportistit që kur filloi marrëdhënien me yllin televiziv. Në 2019, ai u përfshi në një skandal me shoqen më të ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. /abcnews.al