Era Istrefi njihet si një ndër këngëtaret që eksperimenton shumë me pamjen e saj. Që në fillimet e karrierës, Era ra në sy për look-un dhe stilin e veçantë që e karakterizonte. Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të heqë dorë nga flokët e kuqe, ndërsa ka ndarë me ndjekësit foto e video me ngjyrën dhe modelin e ri të flokëve.
Era Istrefi prej vitesh tashmë vijon karrierën përtej kufijve dhe falë talentit, ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të muzikës botërore. Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo ia ka dalë që për jetën sentimentale të tregohet shumë e rezervuar.
Këngëtarja ka qenë e lidhur prej vitesh me menaxherin Faton Shoshi, dhe pas ndarjes me të, Era është përfolur për një lidhje me këngëtarin britanik Julian Perretta. /abcnews.al