Epokë e re te Bayern, zgjidhet pasuesi i Uli Hënes

schedule23:09 - 15 Nëntor, 2019

schedule 23:09 - 15 Nëntor, 2019

Uli Hënes u largua nga Bayern Munchen pas 50 vitesh. Legjenda gjermane do të pasohet nga Herbert Hainer, i cili u votua nga shumica e anëtarëve të klubit bavarez. 65-vjeçari do të jetë timonieri i ri i bavarezëve. Hënes ishte president i Bayern në vitet 2009-2014, si dhe nga 2016 deri më sot.

Hainer tha fjalët e para si president i ri i Bayern, duke thënë: “Bayern është skuadra më e madhe në botë dhe unë e dua shumë. Dua të të përulem Uli (Hënes), për punën e palodhur që ke bërë. Është e admirueshme çfarë ke bërë këtu.

Ndodhem te Bayern që nga viti 2002 dhe në gjithë këto vite, kam kuptuar se çfarë familje e mrekullueshme jeton në këtë klub. Falëminderit të gjithëve”, tha mes të tjerash kreu i ri i Bayern Munchen../abcnews.al