Epoka “Isaji” përfundon, Shkumbini me administrator të ri

schedule16:49 - 26 Tetor, 2019

schedule 16:49 - 26 Tetor, 2019

Astrit Isaji është larguar nga Shkumbini, ku prej shumë vitesh mbante rol drejtues. Fillimisht si shef klubi, më pas administrator. Vendin e tij e ka marrë Lorenc Hasbajrami, i cili më parë ka qenë trajner tek ekipet e moshave të peqinasve.

“Nga kjo fundjavë drejtuesit e Klubi Shkumbini kanë vendosur që në postin e Administratorit të klubit të emërohet z. Lorenc Hasbajrami. Më parë Administratori i sapo emëruar ka drejtuar ekipet e moshave të Shkumbinit, ndërsa sfida e tij e pare do të jetë drejtimi në këtë pozicion me ekipin Shkumbini në transfertën e vështirë ndaj Besëlidhjes.

I urojmë suksese Administratorit të ekipit, Lorenc Hasbajramit, si dhe ekipit të Shkumbinit”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Shkumbinit, që garon në grupin A të Kategorisë së Parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!