Episodi për pak shkaktoi luftë me Turqinë, mediat greke nxjerrin fotot e fregatës së dëmtuar

schedule10:33 - 19 Gusht, 2020

schedule 10:33 - 19 Gusht, 2020

Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det ku anijet ushtarake janë vënë përballë, por edhe në media e rrjete sociale.

Sëfudnmi, mediat greke kanë publikuar foto të fregatës së dëmtuar turke “Kemal Reis”, e cila u përplas sipas tyre nga fregata greke “Lemnos” disa ditë më parë gjatë disa manovrave të rrezikshme në Egjeun Lindor, shkruan abcnews.al.

Demtimi i anijes turke, “Kemal Reis” sipas mediave greke

Siç raporton “Protothema“, anija turke ka një të çarë në pjesën e pasme të saj si rezultat i përplasjes me fregatën greke, e cila gjithashtu është dëmtuar në pjesën ballore të saj.

Lexo edhe: Dalin fotot e fregatës greke pas përplasjes me anijen turke në Egje

Indicenti ndodhi një javë më parë në Egjeun Lindor, teksa anijet greke dhe turke ndodheshin në zonë për shkak të kërkimeve sizmike që ishte duke kryer Turqia në këtë rajon.

Demtimi i fregates greke “Lemnos” sipas mediave turke
Lexo edhe: Ushtritë më të fuqishme të rajonit mblidhen kundër Turqisë në Egje

Më herët, mediat turke publikuan pamje të anijes së dëmtuar greke duke theksuar se ajo kishte shkuar për riparim. Po ashtu, Presidenti Erdogan e cilësoi këtë incident një provokim të rëndë duke deklaruar se në një rast të ngjashëm, Greqia do ta pësonte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!