Kryeministri Edi Rama u shpreh se “Durana ON”, tashmë do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve të zhvillimit teknologjik dhe ekonomik.
Në aktivitetin e zhvilluar është bërë edhe dhënia e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, Rama tha se tashmë telentëve shqiptare, të rinjve dhe të rejave u hapet një perspektivë shumë e mirë.
“Siç dukej utopik qëllimi ynë për të bërë Shqipërinë lider në shërbimet elektronike, ashtu siç dukej utopik edhe fakti se do të përshpejtonim procesin e negociatave gjë që po ndodh. Ashtu sic dukej utopik edhe qëllimi që të kemi një inteligjencë artificiale për të zhvilluar prokurimet publike pa pjesëmarrjen e njeriut gjë që po e zhvillojmë. Në Europë do ta kemi në dispozicion deri në fund të vitit të ardhshëm. Jemi në bashkëpunim të përditshëm edhe me Microsoft. Po punojmë edhe me vende të tjera. Kemi pasur përfaqësues që janë duke u marrë me këtë produkt dhe do ta realizojmë. Sot Durana Tech Park merr jetë dhe ka një numër jo të vogël kompanish që kanë shprehur interesin. Qëllimi ynë nuk është të sjellim sa më shumë kompani të huaja, por të angazhojmë sa më shumë talente shqiptare”, tha ai.
/abcnews.al/