“Epika e yjeve të mëngjesit”, drama e Edison Gjergos/ Varvarica: Jetësoi luftën me vibrimin e ngjyrës blu

schedule10:27 - 12 Shtator, 2024

schedule 10:27 - 12 Shtator, 2024

Në një bisedë në Pas Mesnatë, studiuesja e artit, Suzana Varvarica foli mbi veprat e 85 artistëve të ekspozuara në Galerinë e Arteve, shumë prej tyre të restaururara për t’i mbijetuar kohës.

“Shumë prej veprave nuk kanë patur autor, apo nuk kanë patur emër dhe përmes këtyre ekspozitave publiku pa cfarë ka brenda Galeria e Arteve. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ekspozitë për së mbari. Përzgjedhja ishte një komunikimin me Olsi Laskun, ishte koha e këtyre bisedave që bënin njerëzit dhe menduam se mund ta nxjerrim koleksionin si për ekspozuar edhe për ta restauruar. Është parë cdo gjë me lupë, e kam parë me sytë e mi, punën gjigante që është bërë.” tha ajo.

Varvarica thotë se cdo vepër është përzgjedhur sipas krahinave, cdo artist ka një origjinë një vendlindje të vetën.

“Shumica e artistëve erdhën dhe jetuan në Tiranë, dhe kanë mbetur të panjohur për vendet ku kanë lindur. Kjo ka qenë indicia e parë. Si Abdurrahim Buza, që është nga Kosova, por gruan e ka nga Pogradeci, dhe jeta e tij është bërë gjys për gjys, dhe ka dhjetëra vepra për Pogradecin dhe mendova të jetë atje. Burimi ishte kjo që artistët atje ku kanë lindur të shkojnë prap. Një ndër to është edhe Edison Gjergo, ishte themel dhe frymëzim për dhjetëra artistë të tjerë. Kjo ekspozitë e 85 artistëve lidhet me fjalën vibracion. Edhe pse veprat janë ralizuar në kohën e realizmit socialist kanë mbijetuar në mënyrë fantastike si rezultat i zgjuarsisë dhe ndjesisë emocionale. Gjergo sakrifikoi jetën brenda dhe jashtë burgut ku pati një dënim social edhe më të fuqishëm. Nëse në burg e poshtëruan, i hoqën lirinë, në jetën e vet pati dënimin social kur kolegët e vet nuk e përshëndesnin, nuk kishin marrëdhënie” shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!