Epidemiologu: Janë shpëtuar qindra jetë njerëzore, izolimi i domosdoshëm

schedule17:45 - 11 Maj, 2020

schedule 17:45 - 11 Maj, 2020

Mundësitë për një rikthim të pandemisë sipas epidemiologut Alban Ylli janë të vogla. Në një intervistë në “ABC News” ai theksoi se masat e marra për parandalimin  e pandemisë kanë dhënë rezultate pozitive, pra sipas tij kanë ndikuar në uljen e të prekurve me koronavirus.

Ylli tha për gazetarin Endri Xhafo se për vaksinën ende nuk ka rezultate konkrete dhe se ende vazhdojnë studimet nga ekspertë të huaj.

Epidemiologu mbështet vendosjen e karantinës, ndërsa shton se duhen respektuar masat e higjienës, distancimin social, mbajtjen e maskave për të mos pasur një ndryshim të situatës.

“Njerëzit sot janë më të ndërgjegjshme për shëndetin e tyre.  Me masat e marra janë shpëtuar qindra jetë njerëzore. Izolimi ka dhënë efekt të jashtëzakonshëm. Masat e mbylljes, distancimit social kanë ndikuar në ulje të R-së. Rrotull nesh kurbat kanë qenë të shtypura shumë herët. Vlera e R-së do të shprehet nëse shoqëria do të jetë e hapur”, tha Alban Ylli.

Sipas epidemiologut qarkullimi i virusit në Shqipëri ka qenë në gjysmën e dytë të shkurtit, dhe nuk mund të ketë qenë prezent më parë. Nuk është mundur sipas tij të kishim pikun e virusit në muajin janar apo shkurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!