Epidemiologu amerikan: “Nuk ka asnjë provë që virusi ka dalë nga laboratori i Wuhan”

schedule11:05 - 5 Maj, 2020

schedule 11:05 - 5 Maj, 2020

Anthony Fauci, epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i ekspertëve të emergjencës së koronavirusit në SHBA, ashtu si dhe shumica e bashkësisë shkencore ndërkombëtare, gjithashtu nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka dalë nga laboratori i Wuhan.

Në një intervistë për ‘National Geographic’, eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive tha se “Nëse shikoni evolucionin e virusit te lakuriqët dhe ajo çfarë kemi ne tani përpara, tregon se bazuar në provat shkencore, virusi nuk mund të manipulohet artificialisht apo qëllimisht.

Sipas Fauci, duke parë evolucionin e koronavirusit me kalimin e kohës, duke fare qartë se ky virus ka evoluar në natyrë.

Mund të jetë gjithashtu ky shkaku që Shtëpia e Bardhë e ka ndaluar Faucin dhe anëtarët e tjerë të task forcës koronavirus të dëgjohet në Kongresin amerikan.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, se ka prova të rëndësishme që virusi ka ardhur nga një laborator kinez. Pekini e ka mohuar gjithmonë fuqishëm, megjithëse shumë kanë shfaqur dyshime për transparencën e autoriteteve kineze në menaxhimin e kësaj krize pandemie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!