Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Epidemia mund të zgjasë me vite”, mbi 750,000 të infektuar me koronavirus në Afrikë

schedule17:25 - 22 Korrik, 2020

schedule 17:25 - 22 Korrik, 2020

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Afrikë është mbi 750,000, raporton Reuters duke cituar të dhënat nga qeveria e vendit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dhënat tregojnë se kontinenti ka 751,151 raste, 15,721 viktima ndërsa numri i të shëruarve është 407,461. Më 8 korrik, shkoi mbi 500,000 numri i të infektuarve në total.

Virusi e preku Afrikën më vonë se kontinentet e tjera ndërsa shkalla e transmetimit është më e ulët se kudo tjetër në botë.

Megjithatë, kjo mund të çojë në një epidemi që zgjat për vite, njoftoi OBSH në maj.

Shumica e vendeve në kontinent kanë vendosur kufizime për  tubimet publike dhe udhëtimet ndërkombëtare. Po ashtu, janë vendosur shtetrrethime me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.

Edhe pse shumë vende kanë nisur gradualisht që të lehtësojnë masat kufizuese për të rihapur ekonomitë e goditura rëndë, qeveritë po qëndrojnë në gatishmëri për faktin se hapja shumë shpejtë mund të çojë në një rritje të rasteve të reja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!