“Entuziazëm dhe brohoritje në Lushnje”, Basha: Nuk do ta lejojmë Ramën të vjedhë të ardhmen tuaj

schedule12:45 - 8 Prill, 2021

schedule 12:45 - 8 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime elektorale në Lushnje.

Në një marshim në bulevardin e qytetit Basha është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët e kësaj force.

“Rama ik”, Fitore”, “Sa më shpejt kryeministër” , Poshtë komunizmi”, ishin thirrjet e qytetarëve gjatë këtij takimi.

“Faleminderit për këtë pritje spektakolare. Mbi të gjitha është kjo shprehja e vullnetit tuaj të qindra e mijëra familjeve lushnjare që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit. Sot e dëgjova nga zërat e nënave lushnjare që takova gjatë ecjes.

Shprehjet burojnë nga zemra, 25 prilli është vendimtar për familjet, nënat dhe baballarët tanë. Zgjedhja është e thjeshtë. Lushnja është varfëruar, çmimet janë rritur, rinia ka emigruar dhe përgjegjësi kërkon edhe 4 vite të tjera”, tha Basha. 

/abcnews.al/