Enkeleda Prifti sjell bukuritë e natyrës dhe arkitekturës me magjinë e akuarelit

schedule16:06 - 16 Qershor, 2022

schedule 16:06 - 16 Qershor, 2022

Nga Leontina Nika

Bukuritë e natyrës dhe arkitekturës  vijnë  në ekspozitën “Një çast drite dhe emocioni” nga Enkeleda Prifti në Muzeun Historik Kombëtar, kuruar nga Suzan Varvarica. Gjithçka nis me një skicë të 20 viteve më parë. Qëllimi kryesor i artistes është që të tërheq vëmendjen përmes këtij cikli pikturash drejt vendeve të harruara.

Një cikël të veçantë e zë Tirana, ku prehë e penelatave të saj, janë kryesisht lagjet e vjetra të pa transformuara nga koha dhe dora e njeriut. Mesazhi i saj është i qartë të ruhet ajo çfarë ka mbetur nga Tirana e vjetër.

Në këtë prezantim nuk mungon as Korça, vendi i origjinës së saj , por ajo kudo që shkon, impresionet e çastit i hedh në akuarel. Në këtë ekspozitë ajo sjell imazhe delikate, elegante të natyrës me një shkathtësi dhe ekzekutim të shpejtë ku vihet re loja e saj me dritën dhe ngjyrat në një mënyrë të butë e natyrale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!